Është përfolur tash e disa vite që reperi Fero do të sjellë një album të ri, por që duket se nuk është realizuar akoma.
Dhe për këtë siç shihet ka një arsye, pasi kjo gjë nuk ndodhi për shkak të problemeve që artisti shqiptar kishte me ish-menaxhmentin.
Kështu ka thënë vet ai përmes opsionit pyetje/përgjigje në rrjetin social, Instagram, kur është pyetur rreth këtij albumi.

“Sa i përket meje, tani do kisha album, por nuk kam mundur për shkak të problemeve me menaxhmentin e më hershëm, tani jam me ekipin tem dhe albumi gati sa u kry dhe del 100%”, është përgjigja e Feronit Shabanit.
Në ndërkohë, i njëjti në gusht të këtij viti u largua nga labeli “On Records”, megjithëse nga aty nxori shumë projekte të suksesshme.
View this post on Instagram
Shum bomba jon tmontune ? secila e ka ni koh texplodimit e koha osht e limitume ⏱
Ai tashmë është zhvendosur në Gjermani dhe ka krijuar grupin “Skuadra Fero” bashkë me Avni Halimin dhe në fillim të vitit 2020 ka bërë të ditur se do lansohet edhe albumi i ri. /Telegrafi/
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney