Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, është mjaft aktiv dhe i pëlqyer nga publiku.
I njëjti këtë vit solli një sërë projektesh, të cilat u mirëpritën nga publiku dhe tashmë numërojnë miliona klikimesh në YouTube.
Megjithatë, anëtari i labelit “On Records” nuk po ndalet, pasi në muajin shtator ka paralajmëruar këngë të reja.
Fero/InstaStory
“Prej shtatorit e derisa të vdes keni me dëgju dhe do shihni se çfarë është muzika, mezi po pres të shihni se çfarë kam bërë”, ka shkruar Fero në një postim të ndarë me ndjekësit në InstaStory.
“Ride or Die” mbetet një prej realizimeve të fundit të reperit e lansuar në muajin qershor, pjesë e së cilës është edhe e dashura e tij, Arbenita Ismajli.
Gjithashtu, ai është mjaft i angazhuar edhe në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit...
Ilir Meta ankimon serish masën e sigurisë, kërkon lirinë në ...