Fero është njëri nga reperët më të komentuar të estradës shqiptare.
E së fundi ai është futur në një ‘live’ në ‘TikTok’, bashkë me personazhin e rrjeteve sociale, Kozakun, shkruan lajmi.net.
Gjatë bisedës, Kozaku u shpreh se reperja, Tayna është dobësuar shumë.
Përgjigjja e Feros ishte thumb ndaj reperes, lidhur me operacionet plastike.
“Atë s’duhet me e pyet a ka muzikë të re, por a ka ndonjë operacion të ri.”, u shpreh Fero në ‘live’.
E nuk mungoi edhe një reagim i Taynës ndaj Feros, përmes një thëni
”Më kritiko kur të arrish në nivelin tim. Deri atëherë, thjesht mund të më admirosh.”, janë fjalët që ka përdorur reperja e të cilat u morën si kundërpërgjigje për Feron.

Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...