Gjesti dhe Egli Tako janë përfshirë në një debat të ashpër me Gerta Gixharin ditën e sotme (e hënë) në Big Brother VIP Albania.
Ka qenë kjo e fundit që i është drejtuar banorit nga Kosova se e ka vënë në pozitë të keqe Eglin, duke e quajtur të pamoralshme dhe duke i thënë se ka pasur shumë çuna.
Artisti shqiptar nuk pranoi një gjë të tillë duke thënë se kjo nuk ka ndodhur nga ana e tij.
Më pas, gazetaren e quajnë të pafytyrë, femër të poshtër dhe se i ka humbur e gjithë loja.
“Je femër e poshtër, dyfytyrëshe, të ka humbur loja”, u shpreh Gjesti.
“Nuk je njeri i mirë, je njeri i keq, je i djallëzuar. Po bën lojë të fëlliqur, nuk ke ndjenja njerëzore”, iu drejtua Gerta.
Debati mes tyre kaloi në ofendime të mëdha duke përmendur edhe gjërat e tjera që kanë ndodhur në atë shtëpi. /Telegrafi/
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...