Gjatë paraqitjes së saj më 8 nëntor në MSNBC, Eva Longoria diskutoi ndikimin që votuesit latinë patën në zgjedhjet presidenciale.
Pas reagimit të ashpër të njerëzve, Eva shkroi në Twitter se komentet e saj ishin keqinterpretuar dhe se ajo “donte të thoshte që gratë latine që votuan, ishin në numër, shumë më shumë se burrat latinë”. “Gratë me ngjyrë kanë qenë prej kohësh shtylla kurrizore e partisë Demokratike”, shtoi ajo.
Falja e saj kishte mbështetje nga Kerry Washington, e cila shkroi: “Unë e njoh Evën si një motër. Ne kemi shumë kaluar shumë bashkë. Ajo është dikush që lufton për të gjitha gratë.”
Sidoqoftë, jo të gjithë ishin të gatshëm të pranonin faljen, duke theksuar se Eva kishte bërë një krahasim të drejtpërdrejtë midis grave latine dhe atyre me ngjyrë./lapsi/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...