Mikela dhe Erjoni ishin i vetmi çift nga programi “Përputhen” të cilët i rezistuan kohës deri pak ditë më parë, pasi fakte kanë treguar se ata nuk janë më bashkë.
Pas daljes nga ky program ata vendosën të vazhdonin njohjen e tyre jashtë programit teksa shfaqeshin bashkë kudo pothuajse në çdo intervistë apo kudo në rrjete sociale ku ata dukeshin të pandarë nga njëri-tjetri.
Së fundmi ata nuk kanë postuar më foto apo video së bashku siç u mësuam duke i parë, madje ata kanë fshirë çdo foto që kishin bashkë nga rrjetet sociale, duke na bërë të dyshojmë se lidhja mes tyre ka përfunduar.
Ndonëse të dy vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram ata nuk e ekspozojnë më lidhjen e tyre dhe faktin që janë bashkë, kujtojmë se Mikela dhe Erjoni u kthyen një nga çiftet më të dashur për publikun ku Erioni i dedikoi Mikelës dhe një këngë me titullin “Dashuria”.

Një lëndë ushqyese kyçe për shëndetin e kockave, katër shkaq...
Revolucion, Al po shpejton ndërtimin e anijeve ushtarake në ...
Lani rrobat në këtë cikël nëse nuk dëshironi që t’ju hiqet n...
BE heq ndalimin e planifikuar për motorët me djegie të brend...
Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsis...
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...