Zanfina Ismaili ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale këto ditë duke publikuar fotografi që vënë në plan të parë figurën e saj trupore.
Këngëtarja është kujdesur që ‘ti ngrejë’ më shumë temperaturat përmes pozave me të brendshme dhe me bikini.
Edhe gjatë fundjavës, ajo e ka publikuar një imazh, në të cilin ka pozuar me bikini dhe e ka shpërndarë në Instagram.
Zanfina numëron mbi 105 mijë ndjekës në këtë rrjet social, të cilët kanë dhënë komente të shumta për këtë pozë.
Këngëtarja ka kohë që nuk ka sjellë materiale të reja muzikore, ndërsa fansat e saj padyshim se presin diçka të re nga ajo.
Në ndërkohë, Zanfina u ka qëndruar pranë ndjekësve të saj përmes imazheve të ndryshme që i ka publikuar në rrjetet sociale.
Dhe derisa jemi në sezonin veror, edhe ajo ka zgjedhur që ta shijojë plazhin.

Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro