Ai ka sjell vite më parë një ndër këngët më të dëgjuara ‘Perfect Strangers’.
Bëhet fjalë për DJ me famë botërore, njëkohësisht këngëtarin dhe producentin e njohur me emrin përkëdhelës, Jonas Blue.
Ky i fundit ka bërë të ditur se bashkëpunimin e radhës do ta ketë me bukuroshen tonë, Era Istrefin.
https://www.instagram.com/p/Bo08Fk4B7i3/?taken-by=jonasblue
Megjithëse, biondina nuk e ka konfirmuar lajmin, një gjë të tillë e ka bërë vet artisti 29-vjeçar britanik.
Blue këtë e ka bërë përmes Amazonit, ku i ka publikuar disa prej këngëve që do t’i sjell gjatë muajve në vazhdim.
E bashkëpunimi me Erën pritet që të jetë para fansave të dyshes muajin e ardhshëm, përkatësisht më 9 nëntor.
“Purpose” apo në shqip “Qëllimi”, titullohet kënga që do ta publikojnë dy artistët derisa nuk dihet nëse kënga do të shoqërohet edhe me video.
Ndryshe, Istrefi është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë ditëve në vijim.
https://www.instagram.com/p/BpNVtRyC8g6/?taken-by=eraistrefi
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?