Era Istrefi, një nga artistet më të guximshme dhe më të ndjekura në skenën muzikore shqiptare dhe ndërkombëtare, ka tërhequr sërish vëmendjen me një paraqitje të zjarrtë në rrjetet sociale.
Në fotografitë e fundit të publikuar, Era shfaqet me një veshje ekstravagante, një bluzë ngjyrë metalike që thekson linjat trupore dhe një palë xhinse të shkurta me dizajn unik, të shpuara dhe të zbukuruara me fije të gjata, që i japin pamjes një prekje futuriste dhe të pazakontë.
Aksesoret me gurë të ndritshëm dhe sandalet me taka e kompletojnë një dukje që nuk kalon pa u vënë re.

Me flokët biondë të lëshuara dhe qëndrimin plot vetëbesim, Era përçon një mesazh të fuqishëm të lirisë artistike dhe stilit personal.
Ndjekësit kanë reaguar menjëherë me komente të shumta, duke e komplimentuar.
Nuk është hera e parë që këngëtarja trazon rrjetet me zgjedhjet e saj të veçanta në mode. /Telegrafi/



Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...