Ka kohë që këngëtari Enis Bytyqi ka lidhur kontratë afatgjate me On Records.
Por si duket ai më nuk është pjesë e kësaj kompanie, shkruan lajmi.net
Këto dyshime kanë ardhur pasi këngëtari ka larguar tek profili i tij mbishkrimin Zapp&Chriss të cilin sa ishte pjesë e tyre e mbante gjithmonë.
Gjithashtu në disa prej imazheve të fundit të shkëputura nga koncertet ai nuk i ka etiketuar kompaninë e njohur ashtu siç dikur bënte.
Lajmi.net ka kontaktuar me menaxherin e ‘On Records’ i cili ka thënë se nga ana tyre nuk ka asnjë konfirmim për ndonjë largim të mundshëm, ndërsa pas disa përpjekjesh për të kontaktuar edhe me këngëtarin ai nuk ka kthyer përgjigje.
Se ku qëndron e vërteta e kësaj mbetet ta kuptojmë shumë shpejt./Lajmi.net/

Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran