“Vetëm ti” mban titullin bashkëpunimi i publikuar gjatë muajit tetor nga artistët Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, për të cilët flitet edhe se janë në lidhje.
Deri më tani dyshja nuk kanë konfirmuar asgjë, por ajo që dihet është se bashkimi i tyre në muzikë po u sjell mjaft sukses, shkruan gazeta express
“Vetëm ti” është klikuar afro 5 milionë herë dhe ende pa u mbushur 2 muaj ata kanë vendosur të vijnë me një tjetër këngë së bashku.
Ka qenë Genci ai që ka zbuluar se kënga do të vijë këtë të premten dhe mban titullin “Shi bie në Tiranë”.
Nuk dihet nëse është ndonjë përpunim i këngës së vjetër me po të njëjtin titull apo vetëm titulli është i ngjashëm, pasi artistët nuk kanë dhënë më shumë detaje.
Ajo që bie në sy është looku i artistëve, ku Eni shihet e veshur me një kostum të zi e kollare të kuqe identik si reperi.
Se çfarë befasie kanë përgatitur për publikun dyshja fantastike mbetet të shihet të premten./gazetaexpress/
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...