Eneda Tarifa, një nga këngëtaret më të spikatura të muzikës së lehtë shqiptare, që prej fillimit të viteve 2000 la gjurmë të pa kontestueshme fillimisht me hitin e saj të parë “Ika larg”.
Ky sukses do të pasohej nga dhjetra këngë, koncerte e gara muzikore ku Tarifa ka shkëlqyer gjithmonë, shpesh duke u vlerësuar me çmime të rëndësishme në rajon.
Në vitin 2010 fiton çmimin e parë në “Top Fest 7“, me këngën “Me veten”, këngë e cila në një kohë të shkurtër do të kthehej në një nga këngët më të pëlqyera e më të dashura për publikun. Muzika ka qenë gjithmonë pasioni i saj më i madh, por jo i vetëm, shkruan Top Channel.
Tarifën e kemi parë si moderatore të programit të humorit “Portokalli” për gjashtë edicione rradhazi duke qenë kështu një nga figurat më të dashura të ekranit.
Në vitin 2016, Eneda Tarifa fitoi vëmendje ndërkombëtare, duke përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision Song Contest”, me këngën e saj “Përrallë”. Gjithmonë energjike, me sens humori dhe vullnet të hekurt, Eneda vjen për herë të parë si trajnere në “The Voice Kids” e gatshme për të punuar e për t’u argëtuar me konkurrentët e vegjël.

56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit