Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ngacmuar paksa kolegët e estradës muzikore.
Ajo pohon se po mos të ishte ajo, industria muzikore do të ishte e mërzitshme dhe kot.
Ajo u ka kërkuar fansave dhe opinionit të gjerë që të gjejnë një artist që ka bërë këngë në zhanre të ndryshme.
“Sinqerisht, falënderoni Zotin për mua përndryshe kjo industri do ishte e mërzitshme si dreqi! Kam bërë pop, reggaeton, rep, baladë, tallava të gjitha në një vit. Përmendni një tjetër artist, po ju pres!”, ka shkruar bukuroshja në llogarinë personale në Instagram.
Kujtojmë se zeshkania javën e kaluar ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin, “Hajde”, e cila deri më tani është shikuar mbi 4.2 milionë herë në YouTube.
Ndryshe, Enca është duke punuar në projekte të reja dhe gjatë verës do të mbajë disa koncerte.
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...