Më shumë se 2.4 milionë fansa e ndjekin profilin e Enca Haxhisë në Instagram, ku ajo shpërndan imazhe nga jeta personale dhe profesionale.
Së fundmi, Enca u ka dhënë mundësinë atyre që t’i parashtrojnë nga një pyetje në InstaStory disa pyetjeve, së cilave më pas ajo u është përgjigjur, shkruan arbresh.info
Një fans e kishte ngacmuar këngëtaren me pyetjen se pse ajo nuk merr aq shumë klikime, sa shifrat e famshme që shënojnë shumë emra nga estrada në YouTube.
E duke iu përgjigjur me ironi, Enca thumboi shumë prej kolegëve të saj, duke thënë se 90 për qind e këngëve që kanë nga mbi një milion klikime, janë thuajse jo reale.
“S’po them që çdo këngë me një milion klikime në ditë është false, por po them që 90 për qind e tyre janë…Më mirë i harxhoj paratë për pushime dhe biznese të reja sesa për klikime false me kënaq egon. Numrat e tyre nuk përputhen mjalti im”, shkroi Enca.

Kujtojmë se muaj më parë është kthyer me këngë të re pas një kohe të gjatë në bashkëpunim me artistin kurd, Navid Zardi. /arbresh.info/
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...