Sherri mes Enca Haxhiajt dhe Noizyt është bërë prej muajsh çështje e madhe, por përveç statuseve të dy këngëtarëve në rrjetet e tyre sociale, deri tani askush nuk e kishte sqaruar këtë histori.
Enca rrëfen të vërtetën e sherrit në “Xing me Ermalin”, ku shprehet se grindja e tyre ka marrë përmasa shumë të mëdha publike. “Unë e konsideroj si një çështje private mes ne të dyve.
Por sigurisht që nuk duhet të kishte ndodhur si nga ana e tij, veçanërisht nga ana e tij, ashtu edhe nga unë”, thotë Enca, ndërsa thekson se konflikti mes tyre nuk duhet të ishte bërë publik.
“E vetmja gjë që doja të sqaroja është që asnjëherë nuk e kam mohuar dhe nuk e kam lënë pamermendur suportin e tij dhe dashamirësinë që kam pasur ndaj tij jo vetëm si artist, por edhe si mik.
Bashkë kemi bërë gjëra të mëdha, kemi ndihmuar njëri-tjetrin dhe ku i dihet, ndoshta shkojmë në Dhërmi për pushime (qesh)”, ka thënë këngëtarja.
Më tej Enca shprehen se të gjitha situatat kalohen lehtë, duke lënë të kuptohet se sherrin me Noizyn mund ta hedhin pas krahëve këtë verë.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?