Eminem sjell dy albume në një vit.
Pas kritikave aspak të mira për albumin e vitit 2017 – “Revival”, Eminem publikon album të ri si kundërpërgjigje.
‘Kamikaze’ është titulli i albumit ku Eminem rikthen kohën e ‘Slim Shady’, duke u ankuar e duke bërë ‘dissa’ për reperët rivalë, kryesit ata të rinj të cilët ai nuk i vlerëson aspak.
Albumi, që ka producent Dr. Dre, përmban 13 këngë plotësisht të reja, ku mund të dëgjojmë reperin të shfryjë mllefin e tij dhe të përmendë se si kanë ndikuar kritikat për albumin e 2017.
Madje këngën me të njëjtin ti titull si albumi, ai e fillon duke thënë “2017 nuk ishte një vit shumë i mirë për mua”, shkruan Gazeta Express.
As shpejtësia dhe rimat impresionuese nuk mungojnë, sidomos në këngët si “The Greatest” dhe “Lucky You”.
Albumi është publikuar pa asnjë paralajmërim, brenda natës dhe menjëherë ka arritur të bëhet albumi më i shitur për momentin në shumë vende të botës, derisa reperi ka thënë se nuk ka menduar shumë thellë derisa e ka punuar.
Edhe fansat janë duke thënë fjalë nga më të mirat, duke thënë se ky album e ka rikthyer reperin në postin e reperit më të mirë ndonjëherë.
Tre nga këto këngë janë publikuar edhe në Youtube, ndërsa ky është albumi i dhjetë që Eminem ka publikuar.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit