Nëse ëndërroni për të ashtuquajturën “ëndrra amerikane” dhe dikush ju thotë se është e pamundur, mos e besoni!
Ëndrra amerikane është reale dhe Emina Çunmulaj është një nga shembujt që na e vërtetojnë këtë.
Përveç faktit që është një nga modelet shqiptare më të njohura përtej brigjeve të Atlantikut, Emina duket se ka vendosur të futet edhe në kinematografi.
Emina ka shpërndarë një foto ku shfaqet në makinë dhe pas saj ndodhet dikush që po e xhiron me kamera shkruan Blitz.al.
“Duke punuar me komikun dhe fituesin e 2 çmimeve Oscar”, – shkruan modelja në foto.
Personi që ndodhet me Eminën nuk është askush tjetër veçse Janusz Kaminski, regjisor dhe producent në Hollywood, i cili njihet për projektet e tij me Steven Spielberg, “Schindler’s List”, “Saving Private Ryan”, “Indiana Jones”, “The Dictator” apo “Lincoln”.
Me siguri kemi të bëjmë me xhirimet e një filmi të ri, ku Emina do të jetë pjesë dhe të themi të drejtën, mezi po e presim
Të paktën 73 persona u vranë në përpjekje për ta kapur “El M...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Dialogu Kosovë–Serbi, Vuçiq takohet sot me Sorensen
Katër super përballje sonte në Ligën e Kampionëve – sy...
Kurti pret sot në takim ministren e Shqipërisë, Elisa Spirop...
Në orën 11:30, Presidentja Osmani takon ministren e Jashtme ...