Emina Cunmulaj është një ndër modelet më të njohura shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Por sot është një datë e dhimbshme për të pasiqë javë bërë gjashtë vite prej kur nëna e saj ka ndërruar jetë, shkruan portali arbresh.info
Në përvjetorin e 6-të të vdekjes së të ëmës, Emina Çunmulaj e ka kujtuar me mall nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Thjesht mësova ta vazhdoj jetën pa ty, nuk e di si. Ndonjëherë mendoj sikur je thjesht në një vend tjetër të botës dhe do të të shoh së shpejti. Herë të tjera dëgjoj zërin tënd në regjistrime dhe mendoj se je sërish diku dhe do të të takoj sërish. Por ndonjëherë thjesht qaj sepse e di që s’do të mundem të të përqafoj më dhe ti s’do t’i takosh kurrë vajzat e mia, tek të cilat të shoh shpesh ty. Ndonjëherë ndjej se ti je kudo përreth meje dhe oh, sa do të doja të më shikoje! E di që do të ishe krenare se sa nënë e mirë jam për vajzat e mia. E kam mësuar gjithçka nga ty. Më mungon kaq shumë mami! S’më besohet që kanë kaluar 6 vite, duket sikur ndodhi dje”, është shprehur Emina.
Ndryshe, Çunmulaj ishte prezente në vendlindjen e saj në Malësi, ku nuk hezitoi të ndante me fansat imazhe edhe nga punët që kryente me familjarët e saj në bujqësi. /arbresh.info/
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...