Këngëtarja e njohur, Elsa Lila u rikthye mbrëmjen e djeshme, pas 25 vitesh në Festivalin e RTSH-së. Ajo mori pjesë me këngën e titulluar “Evita”, dedikuar vajzës së saj. Elsa e ka shkruar dhe kompozuar vetë këngën, me të cilën i emocionoi të gjithë në Pallatin e Kongreseve.
Këngëtarja i rrënqethi të gjithë, duke rrëmbyer duartrokitjet e shumta të publikut. Ajo spikati me zërin, interpretimin dhe pamjen e saj të thjeshtë dhe të bukur. Sakaq, për vetëm pak orë është kthyer në kryefjalën e rrjeteve sociale, ku është komentuar pafund për performancën e saj.
Kujtojmë që Elsa gjithashtu u rikthye në muzikë, pas arrestimit të bujshmë në Itali, ku ra në pranga në muajin mars bashkë me gjashtë shqiptarë të tjerë në kuadër të një operacioni anti-drogë. Elsa u arrestua nën akuzën për përfshirje në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s