Këngëtarja e njohur, Eliza Hoxha, iu rikthye konkurrimit në festival pas një kohe relativisht të gjatë, duke u prezantuar në festivalin e Këngës në RTSh, gjatë dhjetorit të vitit të kaluar.
“Peng” mbante titullin kënga e saj, e cila ishte një baladë e realizuar me muzikë dhe tekst nga vet ajo.
Ndërkohë orkestrimi i është besuar kompozitorit të mirënjohur nga Shqipëria, Adi Hila.
Së fundmi, ajo vendosi që këtë këngë ta vizualizojë edhe me një klip tejet të veçantë, i sjell një atmosferë të bukur dimërore.
Regjisor i klipit është Blerdi Malushi, teksa në klip, Eliza ka sjell një performancë mjaft interesante, duke u shfaqur plot stil në dëborë.

Interpretimi i saj i jep edhe më shumë hijeshi kësaj videoje muzikore, e cila tashmë gjendet edhe në kanalin YouTube.
Eliza përndryshe është shumë e angazhuar në profesionin e saj si arkitekte, por që asnjëherë anash nuk e lë as muzikën./telegrafi
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit