Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me bashkëshorten, dhe djalin e tyre, Zërin.
Pasi që jemi në prag të festave të fundvitit, Elita Rudi, e ka ndarë me ndjekësit një video të veçantë familjare pranë të cilës i ka shkruar edhe disa fjalë zemre për Gjikon dhe Zërin, shkruan portali arbresh.info
“Zot faleminderit për Gjikon dhe Zërin tim që janë jeta ime, ata të cilët sigurohen që çdo cep i zemrës time të mbushet plot dashuri aq shumë sa të më buzqesh dhe shpirti nga lumturia. Të dua burri im që ndonjëherë për të më bërë qefin del edhe jashtë kornizave tua dhe të dua Zëri im që na dha kuptimin e jetës”, ka shkruar Elita.
“Je bota e nënës dhe babit. Faleminderit Rezarta Shkurta që në të ardhmenmund të ja tregojmë Zërit vitin e parë të festave të tij në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka përfunduar ajo.
Kujtojmë, Gjiko dhe Elita u bënë prindër për herë të parë në shkurt të këtij viti, të cilët theksuan se jeta tyre tashmë është më e përmbushur me ardhjen në jetë të Zërit. /arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK