Aktorja e njohur shqiptare, Eliona Pitarka mbrëmë (22 mars) ka kurorëzuar dashurinë me martesë.
Aktorja dhe partneri i saj prej disa vitesh të cilin ajo ka preferuar çdo herë ta mbaj larg syrit të publikut janë martuar në një ceremoni me shumë të ftuar.
Në mesin e miqve që morën pjesë në ditë më të rëndësishme për aktoren ishin edhe kolegët e saj nga programi me karakter argëtues “Klanifornia”, pjesë e të cilit është edhe Eliona.
Sipas postime që kanë shpërndarë të ftuarit dhe vetë aktorja, zeshkania ka shkëlqyer në fustanin e bardhë përkrah bashkëshortit i cili u pa me kostum elegant me ngjyrë të zezë.
Ndërkohë, pak ditë më parë, Eliona ka mbajtur edhe natën e beqarisë me mikeshat e saj më të afërta, teksa postoi edhe foto nga organizimi i mbrëmjes e veshur vetën në trupore me ngjyrë të bardhë.
Ndryshe, Eliona në mars të vitit të kaluar është bërë nënë për herë të parë të cilën e pagëzuan me emrin Gala.

Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e S...
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...