Mes shumë të tjerave, që e vunë në siklet këngëtaren, fëmijët, natyrisht, nuk ia kursyen as pyetjet për të bijën Marinën.
Vajza e njohur e këngëtares, aq e pëlqyer dhe e komentuar edhe në rrjetet sociale, ka madje edhe më shumë fansa se e ëma: “Sepse është më e bukur se unë” – i përgjigjet kësaj pyetjeje këngëtarja, por pa ia lënë mënjanë Marinës edhe shpirtin e bukur: “Unë e kam kaluar jetën me Marinën, ajo ka një shpirt dhe mendje më të bukur se pamja e saj dhe për këtë jam krenare.”
Por cila është sakrifica më e madhe që Eli ka bërë për të bijën, ishte pyetja e radhës nga fëmijët. Natyrisht, ka pasur shumë të tilla thotë ajo, por nëse do ta universalizonte, do të përgjigjej: “Sakrifica më e madhe është që unë ia kushtova jetën asaj” – tha artisja duke u shoqëruar pas kësaj përgjigjeje me duartrokitjen e të gjithëve.
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri