Këngëtarja Elhaida Dani u rikthye për publikun shqiptar me një këngë të re e një klip pas gati dy vitesh mungesë.
Ajo solli baladën “Më mbaj”, me tekst e kompozim të realizuar vetë, një bashkëpunim me Dj Oltin ku shfaqej tepër sensuale e veshur me të bardha në një pishinë. E ftuar në programin e pasdites me Jonida Shehun në Top Channel, Elhaida ka zbuluar disa detaje mbi këngën e re, e cila së bashku më klipin janë realizuar në Itali.
Pasi është pyetur mbi titullin e këngës, e nëse kishte të bënte me një histori personale, Elhaida ka treguar se tek kjo këngë plot ndjenjë kushdo mund ta gjejë veten ngrohtë për sa i përket jetës private. Vetëm një ditë pas publikimit të klipit në kanalin Youtube, këngëtarja ka shprehur kënaqësinë e saj në lidhje me pritshmëritë e fansave dhe shikueshmërinë e saj.
Ky klip e rikthen Elhaidën pranë publikut shqiptar që prej pjesëmarrjes së saj në “Eurosong 2015”, prej së cilës ajo ka vendosur që të mos bëhet më pjesë e festivaleve. “…Nuk kam nevojë që të tregoj aftësitë, me këngën e fundit duken qartë aftësitë e mia dhe vokali, e kam kaluar fazën e kompeticioneve në jetë”, ka treguar ajo.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...