Viti 2017 ishte vit i rikthimit në muzikës për këngëtaren Elhaida Dani, e cila prej dy vitesh nuk kishte sjellë projekte të reja.
“Më mbaj” titullohet balada që këngëtarja solli në shtator, ndërsa së fundmi ajo ka prezantuar edhe këngën tjetër të saj më të re, me të cilën konkurron në “Kënga Magjike 2017”.

Ajo është prezantuar të dielën në fazën e parë të konkurrimit në “E diela shqiptare” me këngën e saj më të re “E ngrirë”.
Kënga është një baladë ritmike, e cila e risjellë më shpërthyese kësaj radhe këngëtaren Dani.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet këngëtarja, ndërsa për orkestrimin është kujdesur Darko Dimitrov.
Prezantimi i saj skenik u shoqërua nga shumë elemente të ndriçimit, të cilat ‘pasuruan’ performancën e saj dhe iu përshtatën mjaft mirë tematikës së këngës.
Dhunë dhe protesta në Bangladesh pas vdekjes së udhëheqësit ...
Kane po mbush boshllëkun e Muller te Bayern Munich
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhjen e radhës
Të shtënat që i morën jetën 2 studentëve në universitetin Br...
KQZ: Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditimin e vëzhg...