Vetëm pak kohë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka deklaruar origjinën e saj.
Këngëtarja shqiptare këtë vit do të përfaqësojë Qipron në Eurovizion dhe ka dhënë një intervistë në mediat greke ku ka theksuar se e viziton shpesh atdheun e saj pasi ka gjyshërit ende në Shqiperi.
Gjithashtu ajo thekson se ato kujtime që ka për vendin e saj nuk mund t’i harroj kollaj, ndonëse nuk ka jetuar shumë vite.
“Nuk harrohen, ato përvoja më kanë bërë kjo që jam sot. Të them të vërtetën, kam vetëm kujtime të mira. Ne jemi katër motra e vëllezër, një familje e madhe. Më kujtohen vite të bukur dhe papritur më kujtohet që ndryshon gjithçka. Nisi lufta, me plumba, me dhunë”, -u shpreh këngëtarja.
Ajo nuk ka lënë pa përmendur gjyshërit e saj, arsyeja përse vjen shpesh në vendin tonë.
“Gjyshja dhe gjyshi jetojnë aty, dhe shkoj shpesh për t’i parë. Krenohen dhe gëzohen me aq sa kam arritur janë të lumtur për mua”,-theksoi Eleni Foureira.
Këngëtarja me origjinë shqiptare tashmë është një nga emrat më të lakuar në muzikën greke.
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...