As kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk i ka “shpëtuar” fenomenit “Luiz Ejlli”.
Së fundmi, ai ka reaguar lidhur me dollinë që banori i shtëpisë së Big Brother, Luizi, ngriti brenda shtëpisë për ish-kryeministrin.
Ai e ka falenderuar këngëtarin, teksa më tej tha se Ejlli ka përdorur gjithë talentin e tij të pamohueshëm për të tërhequr fansa në mënyrë të shpejtë.
“Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të showbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”, tha Berisha për Syri Tv.
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje
Osmani: Me Edi Ramën i dhamë Trumpit detaje për çfarë po ndo...
Rikthehet Drita, Liridon Balaj barazon rezultatin