Këngëtari i njohur Shkumbin Kryeziu dje është paraqitur në Gjykatë.
Kjo pasi ndaj tij është ngritur një aktakuzë për veprën penale ‘Dëmtimi i të drejtave të personit tjetër’
Sipas aktakuzës së siguruar nga arbresh.info, këngëtari në vitin 2007 kishte hyrë në kredi për shumën prej 50.000 euro në bankën ‘Raiffeisen Bank’ dhe si siguri të kredisë kishte lënë peng pasurinë e luajtshme në shumë prej 137.985 eurove.
Por këngëtari nuk ka arritur që të jetë i rregullt me pagesat mujore, kështu kreditori në këtë rast banka Raiffeisen, me qëllim të mbrojtjes së interesave të veta, kishte kërkuar sekuestrimin e kolateralit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, por pa sukses pasi këtë siguri të luajtshme, këngëtari e kishte tjetërsuar diku tjetër duke i shkaktuar kështu dëm bankës në fjalë.
Detajet mund t’i shikoni në foton më poshtë./Arbresh.info


Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...
SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend ...
Spitali i Gjakovës mohon lidhjen me grevën e punëtorëve tekn...