Një ditë më parë është mbajtur “Parada e Krenarisë”, nga komuniteti LGBTI, paradë kjo e para e këtij lloji që u zhvillua në Kosovë.
Ky komunitet kërkoi që të jenë të pranueshëm në familje e shoqëri, transmeton Gazeta Express.
Shumë yje të njohura kanë shprehur qëndrimet e tyre nëse janë pro apo kundër kësaj.
E ndonëse nuk është në Kosovë, këngëtarja e njohur me famë botërore Era Istrefi ka përcjellë me vëmendje paradën e LGBTI-së.
Ajo madje është shprehur në përkrahje të këtij komuniteti.
Përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e saj në Instastory, Era thotë se ndihet shumë krenare.
“Parada e parë e krenarisë në Prishtinë!!!!!! O Zot jam shumë krenare”, kishte shkruar Era.
Kujtojmë se Era ditë më parë ka publikuar projektin e saj të shumëpritur “No I Love Yous”, në bashkëpunim me reperin e famshëm French Montana.

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit