Ronela Hajati, ditët e fundit po ndodhet në Barcelonë.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka udhëtuar për në Spanjë bashkë me ekipin e Radio Televisionit Shqiptar.
Ata kanë udhëtuar për të promovuar këngën e saj “Sekret”, me të cilën ajo përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2022”.
Sigurisht që nga të gjitha paraqitjet e fundit, në sy ka rënë edhe shtimi i dukshëm në peshë i këngëtares, gjë e cila është komentuar shumë në rrjetet sociale.
E kur jemi te komentet, Hajati duket se është nervozuar së fundmi me disa prej tyre, pasi ka parë se si në Barcelonë, njerëzit e kanë përgëzuar atë për muzikën e saj, ndërkohë që shumë pak kush është marrë me peshën e saj.
Përmes një “Instastory” ajo ka reaguar me ironi edhe për komentet e shumta që merr së fundmi nga shqiptarët që e quajnë “lopë” apo “balenë”, për shkak të kilogramëve të tepërt.
“Mirëmëngjesi! Sot kemi pre-fest Eurovision në Barcelonë! Në një anë këtu kemi njerëz që e dinë këngën përmendësh, të sjellshëm, gazetarë shumë funny (qesharak) dhe nga ana tjetër kemi popullin tim shqiptar që janë të gjithë nutricionistë dhe përveç se për ta ja “lopë”, “balenë”, vazhdojnë me dilemat se si një këngëtare që performon mund të dojë “një njeri që lexon”…jam kaq e lumtur që ju kam! Ju dua shumë”, ka shkruar Ronela Hajati në “Instastory”.
Përndryshe Ronela do të ngjitet në skenën e “Eurovisionit 2022”, në natën e parë të gjysëmfinales me 10 maj, në Torino të Italisë me këngën e tij “Sekret”.

Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...