E plagosi Noizyn, lirohet Albert Krasniqi (Foto)

09:43 | 14 Tetor 2016
Arbresh.info

Dorasi (kryesi i veprës) Albert Krasniqi në rastin e përleshjes Noizy- Cozman është liruar dje plotësisht ( e enjte) me vendimin e gjykatës pas caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh.
Ai muajin e kaluar e kishte qëlluar me armë reperin Noizy për ta mbrojtur kusheririn e tij, Cozman, shkruan lajmi.net

Rasti në fjalë ishte tejet i komentuar në media të cilat e kishin përcjellur edhe ngjarjen nga afër.

Së fundmi Alberti publikoi një foto në rrjetin e tij social Instagram për tu treguar ndjekësve se është rikthyer, e foton e njejtë e ka ri-postuar edhe Cozman duke i dëshiruar mirëseardhje.

screenshot_3 screenshot_4

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale