Selena Gomez është ndër personazhet më të preferuara në botë.
Jo më kot ajo ka eksperimentuar si këngëtare, aktore por edhe moderatore duke qenë se bazën e fansave e ka shumë të gjerë dhe ata janë të gatshëm ta ndjekin kudo.
Njëra prej tyre duket se është një vajzë 22-vjeçare, e cila quhet Sofia Solares. Ajo po çmend rrjetin sepse është kopja identike e Selenës, të cilën e pëlqen vërtet shumë (kuptohet në fakt).



Sofia jeton në Meksikë dhe gjithë jetën e saj e kanë ngatërruar me Selena-n, madje ka pasur edhe persona të cilët i kanë kërkuar foto dhe autografe duke e ngatërruar me yllin hollivudian. Vetëm për këtë fakt ajo ka më shumë se 219.000 ndjekës në Instagram dhe e ka pranuar hapur se e pëlqen shumë Selena-n, por ngjashmëria me të është shumë natyrale sepse ajo nuk përpiqet ta kopjojë, por siç thotë edhe vetë “binjakja” thjesht… është fiks si ajo dhe s’mund të bëjë asgjë për ta ndryshuar këtë dhuratë të natyrës. /Blitz.a
Përmbytje vdekjeprurëse në Afrikën Jugore, mbi 100 viktima
Prokuroria vazhdon aksionin kundër grupit të dytë të dyshuar...
Osmani tregon detaje për takimin me Trump: Roli i SHBA-së në...
Oda Ekonomike Amerikane reagon ndaj çrregullimeve në lëvizje...
Naim Murseli flet për raportin me Liridonën: Ishim të lumtur...
Hekuran Hoxha u gjet i vdekur, gjysmë ore më parë kishte nën...