Pas qarkullimit të disa videove ku shihej pranë reperit të njohur Don Xhoni, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ka vendosur të sqarojë publikisht raportin mes tyre.
E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ajo ka folur hapur si për miqësinë me artistin nga Drenica, ashtu edhe për ish-partnerin e saj nga shtëpia e famshme, Jozin.
“Mes meje dhe Don Xhonit nuk ka pasur asgjë më shumë se respekt dhe miqësi. Ka nisur si bashkëpunim, më kontaktoi vetë dhe kemi ruajtur një raport të mirë. Është shumë i edukuar dhe kënaqësi që e kam njohur. Bashkëpunimi nuk u realizua për fajin tim, por ndoshta do ndodhë në të ardhmen”-u shpreh Loredana.
Megjithatë, deklarata që bëri më shumë bujë ishte ajo për Jozin.
‘Ka disa marrëdhënie që nuk shuhen kollaj… unë dhe Jozi, sado të mundohemi të mërzisim njëri-tjetrin, emrat tanë do lidhen gjithmonë. Është i vetmi burrë që kam pasur këtë vit. E ka parë gjithë Shqipëria”, -tha ajo me sinqeritet.
Fjalët e saj kanë ndezur rrjetin, ndërsa fansat e kanë përgëzuar për hapjen dhe ndershmërinë me të cilën foli për jetën e saj personale dhe marrëdhëniet me personazhet e njohur të showbiz-it shqiptar.
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...
Konfiskohen aparate lojërash fati dhe mbyllet lokal i paligj...
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...