Reperi XXXTentacion u qëllua me armë zjarri ditën e djeshme gjatë kohës që ishte në makinën e tij dhe gjeti vdekjen.
Autorët nuk janë identifikuar ende, por bota e muzikës është përfshirë në zi.
Disa muaj më parë ai dhunoi të dashurën e tij shtatzënë Geneva Ayala dhe në lidhje me këtë lajm, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shpërthyer në komente se ajo duhet të ishte e lumtur për vdekjen e tij.
Në lidhje me deklaratat e fundit ajo ka reaguar në disa postime në Twitter ku është shprehur se nuk është aspak e lumtur për vdekjen tragjike të reperit dhe i ka kritikuar të gjithë.
Geneva ka shkruar se pavarësisht dhunës që ai ushtroi kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tij, është e shkatërruar për humbjen e tij.
Modelja ka shkruar në postimet e saj:
Është e neveritshme që njerëzit po flasin për mua. Nuk më intereson nëse askush nuk kujdesej për mua shumë muaj më parë, unë nuk humba jetën. Ai po. Është e përhershme. Unë jam ende këtu. Si mendoni se më bën kjo të ndihem? Të gjithë që presin që të jem e çliruar apo e lumtur?! Jo, jam zemërthyer. Nuk më intereson për asgjë. Kam humbur dikë të afërm. Më lini të qetë. Nuk dua ta besoj këtë. Askush nuk e kupton atë që ndjej për ty”.lapsi
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...