Princi Harry ka bërë telefonatën e fundit me ish të dashurën e tij, Chelsy Davy vetëm një javë para dasmës mbretërore me Meghan Markle.
Këtë detaj e ka zbuluar një burim pranë tyre që tregoi se Chelsy ishte tepër e lënduar sa ishte gati të mos shkonte në ceremoninë e tyre.

Princi dhe Chelsy kanë qenë të lidhur për 7 vite, që prej 2004 deri në 2011. Thuhet se telefonata është bërë që princi ta ftonte në dasmën mbretërore.
“Ishte telefonata e tyre e fundit, një thirrje ku të dy e dinin se Harry do të vazhdonte jetën e tij. Ishte tepër e ndjeshme dhe gati për të mos shkuar në ceremoni, por i premtoi që do të shkonte dhe nuk do bënte asgjë për të shkatërruar dasmën”, tha burimi për Vanity Fair.
Në fotografitë e publikuara, bukuroshja shfaqet duke buzëqeshur dhe e kuruar në detaje për dasmën e vitit.Intv.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...