Që prej zyrtarizimit të lidhjes me balerinin Ledjan Agalliaj, Elhaida Dani është komentuar shumë.
Shumëkush e akuzoi për shkatërrim të lidhjes paraprake të balerinit.
Për këtë pjesë, Elhaida ka vendosur të reagojë.
“E kuptoj që si personazh publik, veprimet dhe zgjedhjet e mia kanë peshë dhe ndikim tek ata që më shikojnë dhe më ndjekin. Jam gjithashtu shumë e vetëdijshme që shumë prej jush më shohin si model frymëzimi. Megjithatë, nga reagimet kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara pasi kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rrethana të cilat ne i kemi sqaruar para se kjo marrëdhenie të niste. Më besoni nuk kam thyer asnjë kod, qoftë edhe moral. Por nuk jam unë personi që duhet ti sqarojë mirë për publikun”, është shprehur ajo mes tjerash.

Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...