Në maj të vitit të kaluar, Loredana Zefi u arrestua nga policia zvicerane, pasi dyshohet se ka mashtruar një çift zviceran, duke arritur të marrë nga ta 700 mijë franga, shkruan GazetaBlic.
Madje zonja e cila e akuzoi atë, Petra Z. u shpreh muaj më parë se tani është në gjendje të rëndë financiare dhe se nuk ka pasur para të paguaj as ceremoninë mortore të nënës së saj.
Tani, duket se 25-vjeçarja dhe Petra Z. kanë arritur një marrëveshje.Gazeta gjermane “Bild” ka siguruar një fotografi të të dyjave bashkë në një takim të fshehtë në Lucern.
“Loredana dhe Petra u ulën atje, biseduan dhe qeshën sikur të mos kishte ndodhur asgjë”, thotë një dëshmitar okular për Bild.“Të dyja u ulën në tarracën e Hotel Seeburg për rreth një orë”, përfundoi ky dëshmitar.

Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...