Basisti i grupit Jericho, Suad Jamini, ka ndërruar jetë mbrëmë.
Suadi ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe lajmi është konfirmuar edhe nga familjarë të tij.
Por cilat janë shkaqet?
Ndonëse ende nuk ka asgjë zyrtare apo konfirmim nga ana e mjekëve, burime të “Prive-së” kanë treguar se dyshohet që shkak për vdekjen të jetë helmimi.
Jericho është një rock grup i formuar nga disa të rinj shqiptarë nga Kosova në maj të vitit 1997 në Prishtinë.
Ky grup është i njohur për këngët me temë sociale, të cilat gjithmonë kanë ditur të shkaktojnë shumë zhurmë në tregun muzikor shqiptar.
Për vdekjen e të ndjerit, ngushëllime kanë shprehur emra të shumtë nga fusha e muzikës.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...