Dy vite pas puthjes, Enca dhe Era ndajnë diçka tjetër (Foto)

12:23 | 27 Shkurt 2017
Arbresh.info

Dy vite pas puthjes në buzë mes dy këngëtareve, që shkaktoi shumë bujë në media edhe pse ajo nuk tregonte një orentim homoseksual mes dyshes, Enca dhe Era Istrefi sot ndajnë edhe diçka tjetër.
Bëhet fjalë për një nga aksesorët që Era Istrefi ka përdorur në videoklipin e këngës së re ‘Redrum’, çizmet me platformë të njëjta me ato që Enca ka përdorur kohë më parë gjatë një shërbimi fotografik, veçse ato ishin pink, ngjyra e preferuar e këngëtares.

Madje Enca është bërë edhe nostalgjike duke i postuar ato në Instagram për t’i shtuar ngjyra muajit Shkurt. “Duke i shtuar pak ngjyra këtij Shkurti të mërzitshëm”, shkruan ajo.

Duket se këngëtaret, të dyja të famshme përtej kufijve shqiptarë, ndajnë të njëjtat preferenca në stil.

b3a34cb29404b4b63a66b87800677188_1488192763-6689622

Shpërndaje në rrjete sociale