Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi dy vite më parë vendosën të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një ceremoni ku përveç familjarëve nuk munguan dhe emrat më të njohur në vend.
Ditën e sotme ka qenë gazetari i njohur, Sokol Balla i cili ka zgjedhur ta kujtojë këtë moment të veçantë duke e cilësuar si një “shpërthim”.
“Unë nuk para shkoj në ngjarje, por dasma para 2 vitesh e 2 miqve të mi @ghettogeasy dhe @marina_vjollca ishte një “shpërthim”. Urime dhe njëherë dy vite më pas, jeni të mirë dhe të bukur sërish”, ka shkruar Balla në foton ku shfaqet pranë Marinës dhe Getoarit i buzëqeshur.
Në këtë postim nuk kanë munguar as falënderimet e çiftit për fjalët e përzgjedhura nga gazetari.

Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare