Princi Harry dhe Meghan Markle do të bëhen Duka dhe Dukesha e Sussex-it kur të martohen ditën e sotme.
Mbretëresha ka dhënë këto tituj për nipin e saj dhe nusen e tij. Meghan do të bëhet kështu Dukesha e parë e Sussex-it në histori, ndërsa Princi Harry do të jetë Duka i parë i Sussex-it pas 175 vitesh.
Në këtë mënyrë, ish-aktorja amerikane Meghan Markle do të quhet tashmë Lartmadhëria e Saj Dukesha e Sussex-it.
Turma të mëdha njerëzish janë grumbulluar në Windsor për të qenë dëshmitarë të martesës mbretërore mes Princit Harry dhe Meghan Markle.
Rreth 100 000 persona pritet që të qëndrojnë anës rrugëve, me shpresën se do të shohin sadopak çiftin e lumtur.
600 të ftuar do të jenë të pranishëm në martesë, në kishën St George. 1200 persona janë ftuar në oborrin e Kështjellës Windsor, ndërsa miliona të tjerë do ta ndjekin nëpërmjet televizionit.TCH
Bedri Hamza do i vizitojë Thaçin e Veselin në Hagë
Kurti njofton se anija me ndihma të Kosovës në vlerë prej 50...
Limaj drejt protestës në Shkup: Do të çojmë mesazhe solidari...
Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve në prag të festave t...
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...