“TaP Music” njoftoi të enjten planet se Dua Lipa ka mbledhur 100 mijë funte donacion për ndërgjegjësimin e bamirësive të shëndetit mendor, “My Dog Black”, një shoqatë bamirëse për shëndetin mendor në internet dhe CALM.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka folur gjithashtu për shëndetin mendor duke u shprehur se muzika i bën njerëzit të lumtur.
“Është e dhimbshme dhe ironike që muzika ka një fuqi të tillë për të na bërë të lumtur, por vetë muzikantët shpesh mund të vuajnë në mënyrë disproporcionale nga çështjet e shëndetit mendor”, është shprehur Dua.

“Unë kam përfituar shumë nga kjo industri, por shoh rreth meje çdo ditë se çfarë të tjerët mund të vuajnë: frika nga dështimi, vetmia dhe presionet e mëdha të rrjeteve sociale, që unë mendoj se është veçanërisht rasti për artistet femra”, ka vazhduar tutje 23 vjeçarja.
Ajo tutje u shpreh se do të ishte mirë që industria e muzikës duhet ta marr më seriozisht shëndetin mendor të artistëve.
PSG demolon Marseillen dhe fiton derbin e Francës
Esposito: Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se me...
Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të...
Tentoi dy herë, por Elijona refuzoi ta puthte Klodin në buzë
Fituesja e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi, dënohet me 6 ...
Pacolli ndan pamje nga avioni të Swissdiamond Boutique Hotel...