Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka ndërprerë të gjitha aktivitetet e saj muzikore së fundmi.
Ashtu si e gjithë bota, Dua po e kalon kohën në vetë-izolim, për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë coronavirus, shkruan portali arbresh.info
Por, para pak çastesh,Dua Lipa ka njoftuar fansat e saj të shumtë në Instagram se javën e ardhshme do ta publikoj këngën e re.
“1 javë- Break My Heart- 27.03.2020” , ka shkruar Dua.
Ndryshe, Dua po shijon sukseset e hiteve të fundit që ka publikuar që janë pjesë e albumit të ri “Future Nostalgia” që lansohet në prill të këtij viti./arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran