Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë, mbrëmjen e djeshme u mbajt një koncerti në nder të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Në Romë ishin mbledhur emrat më të njohur si Inva Mula, Dua Lipa, Reme Lahaj, Genc Tukiçi, Kledi Kadiu, Olen Çezari, Elhaida Dani, Lorik Cana, Eno Peci dhe Erza Muqolli, artistët që kanë bërë krenarë shqiptarët në mbarë botën me talentin e tyre.
Të shumtë ishin artistët të cilët ndanë momente të bukura nga mbrëmja e djeshme dhe ndër to ishte dhe këngëtarja me famë botërore Dua Lipa.
Dua Lipa me anë të një postimi në Instagram u shpreh se dashuria për rrënjët dhe origjinën e saj sa vjen i shtohet.
Dua ndezi mbrëmjen me këngën e saj ‘Homesick’.
“Pas një koncerti të bukur përkujtimor për Gjergj Kastrioti-Skënderbeun ku mora pjesë së bashku me shumë artistë të talentuar shqiptarë. Dashuria për rrënjët e mia sa vijnë e rriten edhe më shumë sesa kam menduar. Të thuash jam krenare është nënvlerësim. Çfarë ndjenje,”-shkruajti Dua në Instagram.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...