Këngëtarja me fame botërore, Dua Lipa ka qenë duke shijuar kohën në Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kur u zhvendos në Kaliforni për jetuar afër të dashurit të saj Anwar Hadid.
Dua u pa së fundi teksa shijoi një ditë pushimi në motin me diell në plazh me të dashurin e saj, 21 vjeçar, ndërsa morën qenushin e tyre të ri Dex për një shëtitje në Malibu, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info
Dua mori gjithë vëmendjen teksa u shfaq e veshur me një palë bikini me dizajn me lule dhe një këmishë me shirita rozë.
Ajo i mbante flokët e saj të kapura lart, duke vënë në pah bukurinë e saj natyrale, pasi kishte vënë vetëm një dozë të vogël të makijazhit.

Ndërsa, Anwar, dukej se kishte veshur një kostum zhytjeje, por që e kishte hapur atë dhe lënë të veshur vetëm në pjesën e poshtme.
Dua aktualisht është zhvendosur në Los Angeles te i dashuri i saj, Anwar Hadid, ndonëse e gjithë familja e saj dhe rrethi shoqëror jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. /arbresh.info/
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut