Dua Lipa mahniti publikun në Francë të premten gjatë turneut të saj botëror “Radical Optimism”.
Këngëtarja 29-vjeçare u shfaq provokuese me një kostum të zi me shkëlqim, geta rrjetë dhe doreza lëkure, ndërsa shfaqi energjinë dhe lëvizjet e saj të fuqishme në skenë.
Ajo kombinoi pamjen me bizhuteri të shumta dhe, në një moment, veshi edhe një pallto të gjatë me gëzof, shkruan DailyMail.

Turneu i madh, që përfshin 80 shfaqje në mbarë botën, nisi në nëntor 2024 dhe do të zgjasë deri në dhjetor 2025, me ndalesa në Evropë dhe Australi.
Përveç suksesit profesional, Dua po kalon edhe një periudhë të lumtur në jetën personale.

Ajo zbuloi së fundmi se është fejuar me aktorin britanik Callum Turner. Në Instagram, ajo ndau fotografi romantike me të, duke treguar për herë të parë unazën e fejesës dhe momente të ëmbla nga përditshmëria e tyre, si shëtitjet me qenin e Callum-it, Golo.
Çifti konfirmoi lidhjen në janar 2024 dhe debutuan së bashku në tapetin e kuq në Met Gala-n e këtij viti.

Dua tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi Chanel me pupla dhe shtresë të tejdukshme, ndërsa Callum zgjodhi një kostum elegant të zi.
Turneu “Radical Optimism” vazhdon në Francë edhe të shtunën, përpara se të ndalet në Republikën Çeke më 27 maj. /Telegrafi/
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...