Këngëtarja shqiptare Dua Lipa së bashku me Calvin Harris kanë performuar hitin e tyre ‘One Kiss’ në show më të njohur britanik ‘The Graham Norton Show’ në BBC.
Përveç performances së jashtëzakonshme të dyshes së njohur, ishte edhe veshja e këngëtares simpatike ajo që morri vëmendjen, shkruan arbresh.info.
E veshur e tëra me ngjyrë të ndezur portokalli që theksonte për mrekulli format fizike Dua ka shkëlqyer edhe këtë herë.
Por, kjo veshje e këngëtares shqiptare kap një shifër marramendëse, faqja e njohur në Instagram Whattheywearin ka publikuar çmimet e kësaj veshje.
Qafora “Versace” që kishte vendosur Dua kushton hiq më pak se 2151 euro, duke vazhduar me xhaketën që kapë shifrën e 1925 euro dhe me geta që kushtojnë rreth 240 euro./Arbresh.info/



Hamza: Drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale është ...
Vashat dardane fitojnë edhe ndaj Bullgarisë, vazhdojnë kryes...
FFK kërkon përshpejtimin e punimeve në “Adem Jashari”, alarm...
Haxhiu: Serbia vazhdon të shërbejë si strehë e kriminelëve t...
Vasfije Krasniqi përlotet gjatë fjalimit në Kuvend, deputetë...
Shqetësime tek Arsenal në një javë vendimtare për rrjedhën e...