Dua Lipa u pa në një paraqitje solo vetëm një javë pasi konfirmoi romancën e saj me ish-të dashurin e Rita Orës, 41-vjeçarin Romain Gavras.
27-vjeçarja u pa e gjitha e vetmuar teksa ishte jashtë dhe rreth e qark në New York të martën, vetëm disa ditë pasi ajo u pa duke dalë nga një hotel në Paris, shkruan DailyMail.
Dua kishte veshur një palë xhinse në kombinim me një xhaketë të bardhë, së bashku me një palë atlete të bardha të markës “Valentino” gjatë shëtitjes në New York.

Ajo për aksesorë zgjodhi një palë syze ngjyrë kafe, një palë vathë në formë rrethi dhe një çantë argjendi metalike të mbështjellë mbi supe.
Interpretuesja e hitit “Levitating” i tërhoqi flokët e saj të zeza në një topuz teksa theksoi pamjen e saj natyrale me një makijazh të lehtë.
Javën e kaluar këngëtarja u pa teksa po largohej nga sfilata e “Saint Laurent” në Javën e Modës në Paris me të dashurin e saj të ri, Romain Gavras. /arbresh.info/
Vdes një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri në Prishtinë
A mundet Trumpi t’i nxjerrë vërtet SHBA-të nga NATO? Çfarë d...
Rritja e çmimit të naftës, qytetarët kufizojnë përdorimin e ...
ShBA paralajmëron: Objektiva në Shqipëri mund të bëhen cak i...
KS i OKB diskuton për Kosovën këtë muaj, nuk sheh progres në...
Hajdari: Asnjë pikë gjaku nuk është e tepërt për këtë vend