Dua Lipa, është ndër këngëtaret që po thyen rekorde të shumta në industrinë muzikore.
Ky mund të jetë viti i saj, pasi mori shumë çmime të rëndësishme në evenimente të ndryshme, shkruan portali arbresh.info
Gjatë karrierës së saj 5 vjeçare ajo u nominua për 205 çmime teksa fitoi 65 prej tyre deri tani.
Disa nga çmimet e fituara nga Dua këtë vit ishin, “Favorite Song” në AMAs, “Powerhouse Award” në Billboard Women in Music, “Winning Songs” në BMI London Awards, “Best Female”, “Best British Act”, “Best British Artist” në Global Awards, e shumë të tjerë.
Ndërsa duket se Dua nuk di të ndalet pasi ajo po punon drejt një projekti të ri muzikor për fundvit.

Ndërkaq, artistja e njohur është nominuar në gjashtë kategori të “Grammy Awards 2021”, tre prej tyre më të rëndësishme. /arbresh.info/
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...