Ylli i Pop muzikës ka pasur ngritje në karrierë pas suksesit me këngën “New Rules”, i cili ka arritur mbi një miliard shikime në YouTube.
Dua Lipa thuhet se është në rend të parë për të regjistruar kolonën zanore të filmit të James Bond.
Por, sot është bërë e ditur që këngëtarja jonë do të jetë në talent shou amerikan, që ka mbi tre milionë shikues.
https://www.instagram.com/p/Bi3jNicHzdz/?taken-by=duanews
Bukuroshja 22-vjeçare do të shfaqet të premten (18 maj) në shoun “The Voice”, i cili mbahet në Los Angeles, shkruan telegrafi.
“Dua do të shfaqet këtë të premte në The Voice në Los Angeles!”, shkruan në rrjetet sociale duke mos dhënë edhe më tepër detaje të tjera.
Ndryshe, sipas Capital FM, Lipa është duke kryesuar garën me Ed Sheeran dhe Jessie J. në listën e emrave të mundshëm për të regjistruar temën për filmin e 25-të të agjentit James Bond.
Filmi është planifikuar të shfaqet në kinematë botërore gjatë muajit nëntor të këtij viti.
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...